KreuCelebrity

Një grimcë nga dasma e Afërdita Dreshaj, ja fotot e para!

Dje ishte dita e shumëpritur e kurorëzimit në martesë e modeles Afërdita Dreshaj dhe partnerit të saj Jakub Kindl.

Modelja mezi a ka pritur këtë ditë të shënuar dhe para shumë pak ditësh na ka prezantuar me një set fotografik shumë të bukur që ka bërë para dasmës dhe dje ajo ka postuar një foto që tregonte çiftin shumë pak orë përpara ceremonisë.

Në arritëm të gjenim foto ku bukuroshja është e veshur me fustan nusërie dhe duket e mahnitshme. Me vello në kokë dhe me një fustan model sirene ajo duket si e rënë nga qielli. Jo vetëm bukuria natyrale, por edhe lumturia i ka dhënë asaj një pamje të jashtëzakonshme.

Dasma e mbajtur në Majemi pritet që të ketë qenë një ceremoni madhështore jo vetëm për nga dekori, por edhe nga numri i të pranishmëve. Të gjithë presim me padurim të shohim gjithçka që ka ndodhur në ceremoni dhe me siguri që Afërdita do të ndajë gjithçka me ndjekësit e saj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF