Moderatorja Marina Vjollca mesa duket ka nisur pushimet dhe madje në një vend mahnitës. Sot në intagramin e saj na ka treguar një foto teksa po shijon një mëngjes aspak të zakonshëm.
Dhe ashtu siç ndodh zakonisht, kanë vërshuar lumë komentet teksa e komlipentojnë, madje edhe shfaqin zilinë për vendin që ajo ndodhet, ndërkohë që këtu te ne koha nuk ka ndërmend ta largojë ngjyrën grip, ‘rehatuar’ prej ditësh,
Moderatorja e njohur shqiptare, Marina Vjollca, është një nga personazhet më të komentuara të showbiz-it shqiptar, edhe pas martesës me reperin e njohur Ghetto Geasy. Ky i fundit nuk resht së shprehuri dashurinë ndaj të bukurës Marinë edhe nëpër rrjetet sociale.
Në foton e radhës Marina me sy të fryrë nga gjumi, pamje plot relaks, duket shumë bukur e po aq joshëse.