Në sfilatën e Louis Vuitton më 21 qershor Rihanna është parë në shoqërinë e A$AP Rocky me të cilin vite më parë ka qenë në një marrëdhënie nga e cila u shkëput në 2013.
Të dy dukeshin shumë të afërt në event, por jo të gjithë janë ndjerë mirë nga ky afrimitet. Një prej tyre mesa duket ka qenë Chris Brown, ish- i dashuri i saj për të cilin burimet thonë që është lënduar nga kjo marrëdhënie.
Burimi është shprehur që ai është xheloz për marrëdhënien e Rihannës : “E vret fakti që ata nuk kanë asnjë mundësi për tu kthyer sërisht me njëri tjetri, ai urren që ai kalon kohë me diktë tjetër. Chris vazhdon ta dojë Rihannën dhe shqetësohet kur sheh dikë duke u ulur pranë saj.”
Përsa i përket Rihannës ajo duket se e shijon marrëdhënien me A$AP Rocky dhe për të qenë të sinqertë qarkullojnë zëra që janë “shok me përfitime”, jo të dashur!