KreuCelebrity

Ja kush do t’i zgjedhë talentet e reja në Top Channel

Një tjetër program i ri televiziv pritet të shfaqet këto ditë në Top Channel. Programi më i ri i këtij televizioni “Top Talent” do të shoqërojë mbrëmjet e stinës së verës gjatë muajit korrik dhe gusht. Sipas autorëve, qëllimi i këtij formati televiziv është kërkimi i talenteve të reja në fushën e gazetarisë, prezantimit dhe regjisë.

Pasi ka përfunduar audicioni i parë, të gjithë konkurrentët do të gjykohen nga një juri profesioniste. Deri më tani është mësuar se pjesë e jurisë do të jenë gazetari Marin Mema, prezantuesi Klevi Kadili të cilit i është besuar edhe prezantimi i këtij formati, gazetarja Beti Njuma, moderatori sportin Edi Manushi dhe Bieta Sulo.

S’na mbetet gjë tjetër veçse të presim ç’të reja do na sjellë ky program i ri televiziv!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF