KreuCelebrity

Shakira “ tradhëton” publikisht bashkëshortin e saj!

Shakira e ka shfaqur hapur tradhëtinë e saj ndaj bashkëshortit, Gerard Pique, futbollist i njohur dhe në këtë kampionat botëror ai luan me Spanjën.

Ajo gjithmonë ka treguar që është fanse e futbollit dhe kampionatin botëror po e ndjek më shumë kërshëri, por ajo e ka bërë të dukshme që nuk përkrah ekipin ku luan bashkëshorti i saj, por është tifoze e zjarrtë e ekipit të vendit nga ajo vjen, Kolumbisë.

Pjesë e “tradhëtisë” nuk është vetëm ajo, por edhe fëmijët e çiftit dhe prindërit e saj. Ka qenë një video që ajo ka shpërndarë ku shihet ajo me prindërit e saj dhe fëmijët duke bërtitur “Kolumbia, Kolumbia” ndërkohë që qeshnin me njëri – tjetrin.

Paçka videos është e sigurt që ajo është fansja numër një e Pique dhe përkrahja e tij më e madhe!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF