KreuCelebrity

Arsyeja e dobësimit të John Deep qënka vërtetë prekëse

Vitin e kaluar dhe fillimi i këtij viti nuk kanë qenë edhe aq të lumtur për aktorin hollivudian Johnny Depp. Pas ndarjes me gruan e tij dhe problemeve me ligj, Johnny nuk u shfaq më në formën e tij më të mirë.

Ylli i filmit “Piratët e Karaibeve” pas divorcit sigurisht që iu kthye jetës së tij, duke u bërë edhe aktiv me miqtë nëpër lokale, por paraqitja e tij kohët e fundit linte shumë për të dëshiruar, Të gjithë aluduam se shkak mund të ishin arsye të ndryshme, por rastësisht u zbulua një lajm aspak i mirë.  Shëndeti i djalit të tij e ka rrënuar së fundmi aktorin.

Kjo në fakt ndoshta edhe nuk do të mësohej nëse ish-bashkëshortja e Deep do të mungonte gjatë prezantimit të një premiere. “Për fat të keq, Vanessa Paradis nuk ishte në gjendje të na bashkohej sonte, Ajo duhej të mungonte për shkak të problemeve serioze të shëndetit të djalit”, deklaroi për mediat regjisor Yann Gonzales.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF