Ata janë një prej çifeve më të sukseshëm të Hollywood, të cilët krahas shkëlqimit të karrierës, duket se për Nicole Kidman dhe Keith Urban edhe jeta martesore shkon për së mbari, duke qenë se kanë hyrë në vitin e 13-të martesës. Por çfarë e bën një martesë të suksesshme sipas aktores së famshme?!
Bjonda australiane ka rrëfyer sekretin e jetëgjatësisë së një marrëdhënie, që sipas saj ka të bëjë me një rregull që çifti ka vënë në jetën e tyre. “Ne nuk komunikojmë asnjëherë me sms”, ka treguar ylli i kinematografisë për “Parade Magazine”, duke shtuar se ata asnjëherë nuk kanë folur me mesazhe.
“Ne flasim gjatë gjithë kohës dhe shihemi në FaceTime, por ne nuk shkëmbejmë sms pasi duket sikur kur komunikon me mesazhe mund të keqkuptohesh gjatë gjithë kohës. Më ka ndodhur teksa kam komunikuar me persona të tjerë nëpërmjet sms-ve dhe më është dashur të rilexoj tekstet për të kuptuar më mirë se ç’ka dashur të thotë. Më pas kam pyetur dikë që kam patur pranë, ‘ mund të ma shpjegosh ç’ka dashur të thotë personi që më ka çuar këtë sms?’ Pra unë nuk e dua këtë gjë mes meje dhe të dashurit tim”, ka sqaruar Nicole.
Kidman dhe Urban duken gjatë gjithë kohës kaq të dashuruar, mos vallë funksionin me të vërtetë kjo metodë? Do ta provonit dhe ju me partnerët tuaj?