Klipi i një kënge zgjat rreth 3-4 minuta, por xhirimet për realizimin e produktit përfundimtar që ne shohim mund zgjasin me ditë, apo edhe me muaj. Pavarësisht se ajo që ne shohim në fund është një klip i kuruar me skena të montuara bukur, ajo që ndodh gjatë xhirimeve është gjithmonë interesante, pasi të papriturat, orët e gjata, zgjimi herët, dublat e shumta… të gjitha këto bëjnë që të krijohet shpesh situata gazmore (por jo vetëm, pasi me siguri që ka edhe momente nervoze nga lodhja).
Ronela Hajati pak ditë më parë ka publikuar këngën e saj më të re “Do ta luj”, një këngë në të cilën autoironia (Ronela i lutet një djali që ta dojë) është kamufluar mjeshtërisht nëpërmjet humorit. Këngëtarja ka zbuluar disa ccaste nga prapaskenat gjatë xhirimit të klipit, që nisur edhe nga fabula e këngës, qejfi dhe gallat gjatë punës kësaj here me siguri ka qenë si asnjëherë tjetër.
Shpirti ma di sa kemi qeshur ate dite…. #staypositive -DO TA LUJ- ?? @talelliproduction