Ai është 10 vite më i vogël se ajo, por mesa duket ajo ka gjetur dashurinë. Flasim për Priyanka Chopra dhe Nick Jonas, të cilët prej kohësh janë përfolur se janë në një lidhje sëbashku. Mesa duket Priyanka ka vendosur ta bëj totalisht publike marrëdhënien e tyre dhe këtë e ka treguar përmes një fotoje të postuar në Instagram ku thotë : “ Mashkulli im i preferuar”. Kjo tingëllon kaq ëmbël dhe duket se të dy janë të dashuruar më njëri – tjetri.
Nuk ka asgjë të çuditshme në marrëdhënien e tyre nëse nuk merr parasysh që ata kanë një diference të ndjeshme. Priyanka është 35 vjeç ndërsa Nick është vetëm 25.
Fotoja është bërë në një plazh në Goa, Indi dhe mesa duket çifti ka vendosur të pushoj së bashku ndërkohë që Priyanka ka shkuar për të takuar të ëmën në vendlindje. Me siguri nëna e saj është surprizuar dhe shumë mundësi është takuar me dhëndrrin e ardhshëm!