Balerini Kledi Kadiu është martuar ditën e djeshme në një ceremoni madhështore, ku ishin të ftuar shumë personalitete të njohur italinë dhe shqiptarë.
Me një histori të bukur dashurie me partneren Charlotte Lazzari, çifti i thanë Po njëri tjetrit, para Zotit, dëshmitarëve por më e rëndësishmja para vajzës së tyre Lea. Buzë liqenit të Braçanos mes dhjetra të ftuarve ndër ta edhe balerinët Ilir Shaqiri dhe Ambeta Toromani, ajo që vumë re është fakti që nëpër profilet e dasmorëve në llogaritë e tyre ne instagram nuk ka asnjë foto nga dasma, e aq më tepër foto të çiftit.
Burime për bordo.al bënë të ditur se dhëndri i ka vënë një kusht, apo një porosi të gjithë të ftuarve, që të mos nxjerrin asnjë foto në rrjetet sociale, pasi revista prestigjoze italiane Chi ka ekskluzivitetin për të botuar fotot e dasmës. Ndaj mos u lodhni për të kërkuar foto në rrjete sociale, pasi nuk do të gjeni.
Të trashëgohet çifti dhe siç thonë italianët në këto raste ‘figli maschi’ (meqë një vajzë e kanë).