KreuCelebrity

Era Istrefi në Presidencë u jep shqiptarëve një premtim për finale e Botërorit

Këngëtarja shqiptare tashmë me famë botërore, Era Istrefi, ka ndjekur ndeshjen Zvicër-Kosta Rika, në presidencë, ftuar nga presidenti Ilir Meta.

Era në Presidencë është shoqëruar nga motra e saj Nora me bashkëshortin Robert.

Istrefi këtë vizitë të pazakontë në institucionin më të rëndësishëm në Shqipëri, e ka komentuar edhe në media. “Ndihem krenare për shqiptarët e tjerë që janë pjesë e kampionatit botëror, ka treguar Istrefi, duke zbuluar edhe lojatrin e preferuar të saj në këtë botëror, që ishte Lionel Messi.

Në një intervistë në emisionin sportiv të ‘News 24’, Era tregoi se ishte shumë e lumtur për pjesëmarrjen e saj në finanen e Botërorit “Rusia 2018”, ku do të performojë live para të pranishmëve në finalen e Botërorit Will Smith dhe Nicky Jam. Ajo ka siguruar shqiptarët se do të bëjë maksimumin për t’i bërë edhe ajo krenarë gjatë perfomancës së saj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF