KreuCelebrity

Lidhja gay që u përfol aq shumë ka prekur fundin!

Marrëdhënia e tyre ka qenë në fokus të mediave për shumë kohë, por mesa duket lidhja e shumëpërfolur e këngëtarit Sam Smith dhe partnerit të tij, Brandon Flynn ka përfunduar.

Gjërat janë keq mes çiftit dhe dyshohet për një ndarje të mundëshme nisur nga fakti që të dy e kanë hequr njëri -tjetrin nga llogaritë përkatëse në Instagram dhe ka qenë Sam që i ka çuar gjërat edhe më tej duke fshirë të gjitha fotot që kishin sëbashku. Sipas mediave të huaja çifti është parë bashkë për herë të fundit në 15 qershor dhe nga kjo datë nuk ka më dalje publike të të dyve.

Zërat për nisjen e marrëdhënies së tyre nisën në tetor 2017 dhe që nga ajo kohë të dy kanë marr pjesë në shumë evente sëbashku.

Asnjëri nga të dy nuk e ka konfirmuar ende ndarjen, por as nuk ka mohuar fjalët që qarkullojnë në të gjitha mediat!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF