KreuCelebrity

Një mama e “fiksuar” si Kylie Jenner, ja çfarë na tregon për të voglën e saj!

Nënat janë përkushtuara dhe detajiste kur vjen çështja tek mirëqënia dhe kënaqësia e fëmijëve të tyre. Kjo është tipike e mamave dhe është shumë bukur që ato janë kaq të përkujdesura por ndonjëherë ato bëhen disi të “fiksuara”. E përmendëm këtë fjalë, por nuk kemi ndërmend sensin negativ të saj. Këtë herë do flasim për një “fiksim” të bukur, siç është ai i Kylie Jenner.

Bukuroshja është bërë nënë e një vajzë të mrekullueshme vetëm 5 muaj më parë dhe mesa duket që tani ajo ka filluar të planifikoj ditëlindjen e saj! Po, po e dëgjuat mirë! Ditëlindja e saj do të jetë epike dhe e menduar në çdo detajë, për këtë kujdeset mami Kylie!

Gjatë një bisede të bërë në SnapChat me një nga fansat e saj ajo u shpreh: – “Stormi do të bëhet 5 muajshe këtë fundjavë dhe kjo më bën të kuptoj që gjysma e vitit ka kaluar. Unë që tani po mendoj për ditëlindjen e saj dhe e di që do të jetë epike”.

“Kisha në plan që tema e ditëlindjes të ishte me njëbrirësha magjik, por North dhe Penelope ma morën si ide dhe unë tani duhet të mendoj për diçka tjetër”, – shtoi ajo.

Me siguri Kyliet do t’i vij diçka në mend dhe ditëlindja e vogëlushes së saj do të jetë magjike!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF