Të gjithë e njohim aktorin e humorit Irgen Çela. Nëse nuk ju kujton gjë emri mjafton një foto dhë të gjithë do të kujtoheni se për cilin bëhet fjalë.
Këtë herë interpretuesi i shumë roleve në Portokalli ka ardhur në një intervistë për “Pop Culture” ku mes të tjerave u shpreh për marrëdhënien e tij me familjen dhe për zgjedhjen që iu desh të bënte, mes teatrit dhe portokallisë. Përsa i përket familjes ai u shpreh që nuk arrinte të kalonte shumë kohë me ta, ndërsa për impenjimin e tij në emisionin e humorit ai tha: “ Kur je student, Portokallinë e shikon si me mospërfillje, por kur je brenda saj dhe shikon se çfarë ritmi ka dhe se me çfarë aktorësh punon, ndryshon mendim. Ka aktorët më të mirë dhe prodhues në qarkullim.”
Ai ndau me ne edhe rolet e tij të preferuara në Portokalli: “Roli i babait, policit dhe burrit te çifti i lumtur janë rolet e mia të preferuara.”
E ndërsa foli për karrierën ai nuk la pa përmendur punën në televizion që sipas tij është kompromisi më i madh për karrierën dhe se për të qenë pjesë e Portokallisë ai ka lënë teatrin!