Kur je personazh i njohur publik, ka disa kushte të pathëna për çdo dalje në skenë, studio televizive, rrugë dhe së fundmi edhe në rrjetet sociale. Nuk mund të shfaqesh në të njëjtin event, me një veshje që të tjerët ta kanë parë një herë. Ok, për evente u pa ky muhabet, në një natë e vendos se çdo të veshësh apo jo në eventin e radhës, por Instagramit si t’ja bëjmë.
A do jesh e zonja thua të monitorosh rrjetet sociale para çdo dalje publike. Sigurisht që jo.
Sot në fakt do të shkruajmë për një xing mes dy vajzave të njohura të ekranit, Jona Spahiut dhe Zajmina Vasjarit. Të dyja vajzat i shohim që kanë veshur të njëjtën këmishë të bardhë transparente me lule të kuqe.
Jona, tashmë në pritje të ëmbël na shfaqet në intagramin e saj me këmishën e bardhë, e njëjta me atë që ka veshur Zajmina pikërisht në periudhën kur edhe ajo ishte shtatzanë.
Mesa duket vajzat paskan të njëjta shije për veshje e veçanërisht në rastin kur barku i rrumbullakosur të vë shumë kushte për veshjen. Edhe pse për hir të së vëretës, nga Nuri i shtatzanisë por jo vetëm, vajzat në të dyja rastet ngjajnë shumë bukur me këmishën e bardhë dhe lulet që i japin harmoni ndjeshëm.