Të gjithë të apasionuarit pas modës, apo ata të cilët e kanë mirëfilli profesion, këtë fund qershori kanë patur vëmendjen në qytetin e modës Milano teksa janë prezantuar koleksionet e fundit të veshjeve dhe aksesorëve të meshkujve, Pranverë/ Verë 2019. Mes mijëra personalitete të njohura të fushës së modës, bloggeri shqiptar Lamberto Shtjefni ka patur fatin të ndjekë nga afër emocionet e rralla që të japin evente të tilla. Lamberto ka ndarë me ne përjetimet që ka marrë me vete nga kjo ekpseriencë unike.
Si ishte kjo eksperiencë për ty?
Për mua ishte një eksperiencë shumë e bukur me të cilën u inspirova nga shumë koleksione që pashë.
Kë pate mundësi të takoje?
Isha me mikun tim Marcell Figueredo një blogger brasilian, gjithashtu mikeshën , kryeredaktoren e revistës d_art.it Miriam DeNicolò dhe fotografin tonë Alessandro Amico. Komunikova në tel me shumë shokë të tjerë si Mario Perrillo, Luca Vezil , Carlo Alberto Maçan Romanoff etj, por nuk patëm mundësi të takoheshim sepse ishim pjesë e sfilatave të ndryshme, dhe ato 3 ditë që isha në Milano kisha shumë sfilata dhe prezantime koleksionesh dhe kohën e kisha shumë të limituar dhe çdo gjë të organizuar me orare, gjë që s’m la shumë kohë të lëvizja.
Ti çfarë veshe? Çfarë firmash prezantove?
Unë kisha 3 ‘outfits streetstyle’ dhe 3 ‘outfits classic’. Bashkëpunova me ItalOptik, prezantova disa marka të njohura syzesh si Christian Roth, GF Ferre.
Bashkëpunova me Xhavid Novolanin të firmës Jawiibags të cilit i prezantova një super ‘backpack’ (çantë shpine) që pati shumë impakt në disa prezantime që isha dhe mora ‘feedback’ shumë pozitive, madje vinin dhe shumë fotografë dhe i bënin foto çantës si detaj.
Bashkëpunova me brandin Streetstylejeans të cilëve u prezantova një palë paliçeta xhins të cilat u pëlqyen shumë dhe po ashtu u pëlqeu dhe mënyra si i kisha kombinuar.
Bashkpunova me një firmë gjermane orash Krug Baumen dhe me një firmë bizhuterish Agbarie të cilëve u prezantova një byrzylyk.
Çfarë pëlqeve më shumë në këtë ngjarje të modës?
Ishte nder dhe kënaqësi të isha pjesë e Milan Mens Fashion Week. Në çdo prezantim që mora pjesë pashë koleksione plot me ngjyra dhe super kombinime dhe u influencova shumë në përdorimin e shumë ngjyrave që më përpara nuk i përdorja shpesh.