Kim Kardashian shfaqet në video prezantuese, e cila tregon përmbajtjen e sezonit të ri të reality show-t “Keeping up with the Kardashians”, i cili ka rifilluar në datën 29 qershor.
Ajo që tërheq vëmendjen në këtë video është së dukshëm duket që ka probleme midis motrave të famshme, por nuk dihen arsyet përse.
Në videon prezantuese mes të tjerash dëgjohet një bisedë mes Kim Kardashian dhe Khloe Kardashian. Kim i thotë motrës së saj: “ Ajo nuk do të jetë më një Kardashian” ndërkohë motra e saj i përgjigjet me fjalor të ashpër “Le ta fusi në b…. Kardashianin”.
Mendohet që kjo bisedë bëhet për motrën e tyre Kourtney duke qenë se përgjatë videos ajo dhe Kim bëjnë një debat shumë të ashpër me njëra – tjetrën arsyet e të cilit nuk dihen.
Sidoqoftë dilema do të marr fund shumë shpejtë dhe do të zbulohet se çfarë i ka bërë motrat të acarohen kaq shumë me njëra – tjetrën.
Përgjatë sezonit do të jetë e mundur të ndiqen edhe lindjet e Chicago West, Stormi Webster dhe True Thompson.






Gjiko i ulet në gjunjë Elita Rudit!

Jona Spahiu xing me Zajmina Vasjari




Këngëtari Ed Sheeran sërish nën akuzë








