KreuCelebrity

Moderatorja e njohur shqiptare qenka martuar mbreme!

Ajo tashmë është mami i dy djemve, por mesa  duket mbrëmë ajo ka kurorëzuar historinë disa vjeçare të dashurisë me babain e djemve.

Aida Bajraktari dhe partneri i saj Genti kanë bërë ceremoninë e dasmës të shtunën mbrëma, mes dhjetra të ftuarve, ndër ta edhe fytyra të njohura publike shqiptare.

Aida ka qenë velina e parë shqiptare në Fiks Fare, e cila së bashku me balerinën bjonde Eda krijuan dyshen e parë të velinave. Më tej brunia simpatike vijoi karrierën e saj si moderatore në Digitalb, kryesisht në programet e sportit. Ndërkohë që prej sjelljes në jetë të djalit të parë, Aida është tërhequr nga ekrani, mesa duket për të shijuar me kohë  të plotë mëmësinë, tashmë me dy çuna.

Urime çifti dhe herë tjetër me një vajzë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF