KreuCelebrity

Ja ku do ta shohim Alketa Vejsiun sezonin e ri

Me fillimin e sezonit të ri televiziv në shtator, do të rinisin edhe një sërë programesh, mjaft të dashura për publikun.

Një prej programeve të konfirmuara prej kohësh tashmë, edhe prej moderatores Alketa Vejsiu është “Dance with me Albania”, tashmë në edicionin e tij të pestë.

Produksioni është munduar ta mbajë sekret deri ditën e parë të transmetimit, por sipas Blitz.al cifti i parë konkurentëve është zbuluar.

Bëhet fjalë për çiftin e aktorëve Eni Jani dhe Genc Fuga, të cilët do të jenë edhe çift në skenë, përveçse në jetën reale.

“Dance With me Albania 5” do të nisë rrugëtimin në shtator të këtij viti dhe do të përfundojë pas një periudhe 3 mujore, në dhjetor.

Në vijim me siguri do të zbulohen edhe ciftet e tjera konkuruese, për të mbetur surprizë pastaj vetëm performanca dhe spektakli që ata do të na dhurojnë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF