KreuCelebrity

Ema Andrea: Si më kanë paragjykuar mendjet e mbyllura

Aktorja e njohur Ema Andrea e ftuar sot në “Pop Culture” në Top Channel, ka dhënë një intervistë jo si ato të zakonshmet, ku flitet për karrierën dhe tërthorazi për jetën private, përkundrazi siç ajo di të jetë, edhe rrëfimi i saj ishte krejt i veçantë

Ema Andrea na tregoi me shumë transparencë për jetën e saj gjatë periudhës së komunizmit, kohë kur ajo ishte shumë e re. “Në atë kohë jam penalizuar që kam qenë e drejtë, madje edhe për bukurinë. E bukura gjithmonë paragjykohet sepse është mendja e mbyllur jo se ndërgjegjja nuk e do të bukurën”, – ka treguar Ema.

Më tej aktorja e njohur ka rrëfyer se shumë shpesh ka dashur të largohet nga Shqipëria. “E kam menduar që 16-17 vjeç të largohem nga Shqipëria. Gjithmonë kam dashur të largohem, por në një moment u dorëzova sepse ky vend gjente gjithmonë motiv për të më mbajtur, gjithmonë dilte një projekt. Ky vend më ka zgjedhur dhe e kam zgjedhur”, – ka treguar Ema Andrea.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF