Pas disa ditëve me shi, më në fund kjo e dielë fillim korriku na gjeti me diellin që na përshëndeti pas dritares që në orët e para të mëngjesit. Për ata që janë prindër të fëmijëve të vegjël, ky është një super lajm. Ashtu duket se ka qenë edhe për Amarda Toskën, e cila ka preferuar që këtë të dielë plot diell t’ja kushtojë plotësisht djalit të saj Joelit.
Mami Ami ka zgjedhur të ketë disa momente nënë-bir në një prej parqeve të lodrave në kodrat e Liqenit Artificial. Bordo ka fotografuar Amin, teksa ka qenë duke u argëtuar me Joelin, ndërsa të voglën Sia me siguri e ka lënë në shtëpi me babi Ermalin.
E veshur me një fustan ngjyrë rozë, Ami duket shumë në formë, edhe pse vetëm para 3 muajsh ka sjellë në jetë vajzën Sia. Joeli tashmë 5-vjeçar nuk ka se si të mos duket shumë i lumtur teksa luan në lisharëse, duke shijuar kohën e bukur që po kalon me mamin.





Ja veshjet që fshehin celulitin!









Gjiko i ulet në gjunjë Elita Rudit!

Jona Spahiu xing me Zajmina Vasjari




Këngëtari Ed Sheeran sërish nën akuzë
