Në këtë botëror plot surpriza gjatë lojës së skuadrave në fushë, nuk kanë munguar as lajmet rozë. E teksa një skuadër ikën, si Argjentina që u eliminua nga Franca, nuk mungojnë ngushëllimet për lojtarët e zemrës. Këtë radhë zbuluam një ngushëllim plot dashuri për Messin nga ish-modelja e Playboy Xoana Gonzalez.
Kjo e fundit ka treguar se në të kaluarën ka kaluar një natë me Messin, por pavarësisht eksperiencës jo dhe aq mbresëlënëse, Xoana Gonzalez bën tifo për yllin e Barcelonës.
Ish-modelja e Playboy ka treguar në rrjetet sociale lumturinë e saj kur Argjentina kaloi fazën e grupeve të Botërorit, por edhe mbështetjen kur bardhekaltrit u eliminuan nga Franca.
“Messi, të dua! Je i madh”, ka shkruar modelja argjentinase në Instagramin e saj që ndiqet jo pak por nga 774 000 ndjekës.