KreuCelebrity

Vetëm dy muaj lidhje, Ariana Grande bën tatuazh për babain e të fejuarit!

Pas një muaj lidhje, ata u fejuan, më tej Ariana gdhendi në trup tre tatuazhe për Pete Davidson, dhe si për t’i vënë vulën dashurisë që ajo ndjen për të fejuarin, këngëtarja ka bërë një tatuazh të ri në nder të babait të Pete.

Grande ka shkruar në këmbë numrin 8418, i cili është numri i Scott Davidson zjarrfikës që vdiq më 11 shtator 2001 në sulmet terroriste në New York. I biri i zjarrfikësit të ndjerë, i fejuari i Ariana Grande këtë numër e ka tatuazh në krahun e tij të majtë. Me këtë gjest të bërë nga Ariana me siguri Pete nuk do të dyshojë më kurrë për dashurinë e saj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF