KreuCelebrity

Veshja e Meghan Markle në homazhet e Princeshës Diana, kishte një mesazh

Meghan Markle nuk e zgjodhi rastësisht këtë kostum në homazhet e Princeshë Dianës, çfarë fshihet pas tij?

Meghan Markle e ka marrë seriozisht modën pas martesës me Harryn dhe hyrjen në shtëpinë mbretërore. Natyrisht, duhet një përfaqësim i denjë pranë Mbretëreshës Elizabeth II dhe mbarë vendit kur sytë janë të gjithë drejt saj. Xhinset e grisura dhe atletet e preferuara i zëvendësoi furishëm me një stil të re prej princeshe. Fundja për këtë me siguri ka edhe këshilluesit e saj. Por një gjë është e sigurt, ajo u përshtat shumë lehtë.

Përveç stileve elegante, fustaneve e fundeve treçerekëshe, Meghan ka zbuluar një sekret tjetër për të qenë e preferuara e të gjithëve – të vishet si Princeshë Diana. Për hir të së vërtetës, këtë e ka bërë edhe Kate, nuk është e vështirë të vihet re.

Nusja më e re e familjes mbretërore Meghan, në daljen e saj të fundit, në homazhet e Dianës, zgjodhi pikërisht atë ngjyrë që e identifikonte mjaft mirë ikonën e stilit në familjen  mbretërore. Në fakt, juve mund t’ju duket se Meghan është duke e rimodeluar stilin e saj për të qenë më afër natyrës mbretërore, por e vërteta është që këtë stil e ka gati nga Diana.

Ashtu si ajo, por edhe shumë zonja të tjera të përfaqësisë së lartë, kanë zgjedhur pikërisht rozën e lehtë në çdo dalje të tyre të rëndësishme. Elegante, mbretërore, me stil dhe fisnike.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF