KreuCelebrity

Incident në koncertin e Beyonce, fansat i vijnë në ndihmë

Një incident ka ndodhur gjatë performancës së Beyonce në Varshav, Poloni. Ndërkohë që Beyonce dhe Jay – Z performonin për turin e tyre On the Run II, këngëtarja qëndronte në një platformë lëvizëse, e cila u ngrit në një lartësi të konsiderueshme nga toka. Kur erdhi momenti që këngëtarja të zbriste poshtë platforma u bllokua dhe këngëtarja nuk dinte si të vepronte.

Ishin fansat që e vunë re këtë gjë fillimisht dhe u përpoqën që t’a ndihmojnë, por nuk ishte nevoja që ata të vepronin sepse teknikët e skenës ndërhyn duke i vendosur një shkallë që ajo të mund të zbriste, madje edhe e instruktuan sesi të zbriste poshtë me kujdes që mos të lëndohej.

E rëndësishme është që asgjë nuk ndodhi dhe ajo kuptoi që fansat e saj e duan me të vertëtë, në të mirë dhe në të keq!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF