KreuCelebrity

Fansat e ofendojnë, Ilda Bejleri u kthehet: Me ju duhet të kesh dy b…!

Moderatorja e sportit ne Digitalb është e njohur për format e saj bombastike. Tejet aktive në rrjete sociale Ilda Bejleri poston herë pas here foto në të cilat shpesh tregon krenare linjat e saj seksi.

Pak orë më parë Ilda postoi foton e radhës në instagram, nga studio e emisionit “Ruski Bar” të cilin gazetarja e moderon çdo natë në ekranin e Super Sport.

E veshur me një fustan në ngjyrë të kuqe, Bejleri  duket se kësaj here nuk mori ‘feedback-un’ e dëshiruar nga ndjekësit e saj, pasi nën foto vërshuan komente aspak komplimentuese drejt Ildës. Sipas komentuesve pozicioni që ajo ka marrë në foto nuk është aspak i përshtatshëm dhe shumë prej tyre nuk e kuptojnë mënyrën pozicionimit të trupit.

 

Duket se mikpritësja e “Ruski Bar” nuk ka qëndruar indiferente krah këtyre komenteve duke iu përgjigjur njërit prej tyre në mënyrë dukshëm e nervozuar. “Çarë nuk kuptoni mi gra. Një foto është. Sikur s’keni parë me sy, shifi kontrolloji se në vend do i kesh dhe ti. Por siç thotë dhe populli, duhet me pas dy b… një ta çash, e një ta mbash, me u mar me ju”, i është përgjigjur ajo njërës prej komentuesve.

Mesa duket Ilda kësaj here është nervozuar tej mase, që pati një reagim të tillë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF