Aktorja e famshme e filmit Sex and the City gjithmonë ka tërhequr vëmendje me stilin e saj. Sarah Jessica Parker është fantastike, e bukur dhe vitale dhe pse është plot 53 vjeç. Këtë fundjavë ajo ka tërhequr vëmendje ndërkohë që ka qenë në plazh dhe ka shfaqur linja perfekte që do bënin ziliqare çdo vajzë sa gjysma e moshës së saj.
Ajo mbante veshur një kostum banjoje të zi ndërkohë që bënte plazh në Montauk, New York. Format e saj janë perfekte, ajo është shumë elegante dhe mesa shihet në foto nuk ka asnjë centimeter të padëshiruar në trupin e saj. Me siguri që ajo stërvitet rregullisht, sidoqoftë sado të stërvitet dhe t’a mbajë trupin në formë janë gjenet që bëjnë të mundur të ketë pamje aq rinore.
Parker gjithmonë arrin të kthejë kokat me shfaqjet e saj në Tapetin e Kuq por mesa duket edhe në jetën e saj të përditëshme ajo është po aq sharmante.