Dafina Zeqiri gjithmonë shkon kundër rrymës me muzikën e saj, por edhe në jetë. Këtë herë ka vendosur t’iu tregojë dhëmbët kundërshtarëve të saj që mesa duket nuk janë dashamirës ndaj këngës së saj më të re, Fuego.
Në foton që ajo ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram ku ajo s’ka sesi mos të duket super sexy me rroba banjo të kuqe që i shkojnë fiks përshtat mesazhit që ajo ka dashur të shpërndajë për dashakeqët!
“Ignore the hate – eat cake..” – thotë Danfina në foton e saj dhe mesa duket kjo është kuptuar nga fansat, të cilët e kanë përkrahur me komente të shumta.
Ditën e djeshme këngëtarja i ka dhënë një “goditje” tjetër kundërshtarëve të saj duke postuar një koment të një faqeje të huaj që fliste me vlerësim shumë të lartë për këngën e saj më të re.
Mesa duket dikush e ka mërzitur vërtetë Dafinën dhe ajo ka vendosur t’iu jap të gjithëve hakun!



















