KreuCelebrity

Ja fotot kur princ Harry kishte mike vajzat e “Spice Girl’s

Geri Horner, e njohur edhe si Geri Hallwell është kthyer pas në kohë me këto foto të publikuara dhe në fakt këto kujtime të saj na ngritën humorin. Ajo ka publikuar takimin e princit Harry-t me grupin e vajzave Spice Girls në vitin 1997. Në atë kohë Harrry ishte vetëm 13 vjeç, shihet në shoqërine e të atit, princ Charles, në daljen e tij të parë publike në Johannesburg, Afrikën e jugut. Kujotojmë, pikërisht vetëm disa muaj pas vdekjes së princeshë Diana-s.

Me siguri babai i tij Charlis, duke e ditur se i bir po kalonte një kohë të vështirë është gëzuar pa masë teksa e ka parë duke buzëqeshur gjatë takimit në prapaskenë me Spice Girls. Ai duket shumë i lumtur i kapur për dore me Baby dhe Posh.

 

Sa foto të bukura, jashtë kornizave dhe rregullave të familjes mbretërore. Geri na ka ngritur humorin sot me këtë foto nxjerrë nga arkivat, por që vlera nuk do t’iu bie asnjëherë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF