Kanë kaluar më shumë se 2 dekada që kur David asokohe një prej futbollistëve më të njohur në botë, u dashurua me bashkëshorten e tij Victoria, vetëm duke e parë nga ekrani. Sa e 5uditshme aq edhe romantike, historia e tyre e dashurisë është ndër më të bukurat që kemi dëgjuar.
Futbollisti i njohur nuk e kishte takuar kurrë këngëtaren e “Spice Girls”, por mjaftoi vetëm të shihte një këngë të vajzave nga ekrani që të kuptonte se Vic, apo Posh do të ishte gruaja e jetës së tij. Më tej rastësia e deshi që David dhe Victoria të takoheshin në një club, duke kërcyer e dëfryer, të dy të dehur, por mesa duket mjaftueshëm esëll, sa për të kuptuar që prej asaj dite ata do t’i përkisnin njëri-tjetrit…Për të dy ishte dashuri me shikim të parë…
Dhe ja tek janë sot, me nga një gotë verë në dorë, duke festuar 19 vite, që prej ditës kur i thanë Po njëri tjetrit, para Zotit e para dëshmitarëve. Prindër të lumtur të 4 fëmijëe, biznesmenë të suksesshëm dhe bashkëshortë perfektë, çifti Beckham duket se kanë jetën dhe historinë e dashurisë si në përralla. Për të gjithë romantikët, ne ju sjellim ‘love-story-n’ e çiftit të famshëm, nëpërmjet 19 fotove më të bukura të tyre.
Rroftë dashuria!

Humbje tragjike për Tina Turner



Ja fotot ‘hot’ të Rita Orës në jaht



Demi Rose super “hot” mbuluar me lule!












