Aktori i humorit Bes Kallaku është përqafuar fort nga publiku në të gjithë daljet e tij. Për sa kohë ishte pjesë e spektaklit të humorit “Portokalli”, sukses i garantuar në çdo rol. Por edhe pas largimit nga aty, prezenca e tij plot humor në rrjetet sociale, e ‘fashiti’ mungesën e të dielave në ekran.
Këtë radhë na ka befasuar me lajmin e radhës, lancuar pikërisht në llogarinë e tij në Instagram. Besi tashmë do të na përfaqësojë edhe në produksione të huaja.
Aktori i humorit ka publikuar trailerin e filmit “The Brave”, në të cilin bën të ditur se do të jetë pjesë. Ai luan krah emrave të tjerë si Louis Mandylor apo Armand Assante.
Bravo Bes, urojmë të jesh i sukseshëm edhe në këto lloj produksionesh. Ne kemi besim.