Këngëtarja ka qenë në Paris për të shijuar javën e modës, kur një lajm ka tronditur jetën e saj. Tina Turner, 79 vjeçare ka humbur djalin saj të madh Craig Raymond Turner, 59 vjeç, i cili u gjet i vdekur në banesën e tij në Studio City, në Californi.
Sipas “Daily Mail”, 59-vjeçari është vetëvrarë me një plumb pistolete, shkaqet ende nuk bëhen të ditura.
Craig ishte djali i parë i Tinës, i ardhur në jetë kur ajo ishte vetëm 18 vjeç, nga marrëdhënia e saj me Raymond Hill, saksofonist i grupit.
Këngëtarja u martua pas katër vitesh me Ike Turner, i cili e adoptoi djalin. Çifti ka edhe një djalë tjetër, tani 57 vjeçar të quajtur Jake.