KreuCelebrity

I ka veshur apo jo mbathjet Marina, kjo është çështja!

Marina dhe Getoari po shijojnë pushimet në shoqërinë e njëri tjetrit dhe kanë zgjedhur shtetin fqinj Italinë, për t’u relaksuar këto ditë të nxehta vere.

Reperi festoi dhe ditëlindjen dy ditë më parë e që sigurisht më të plotësuar se kaq nuk mund ta gjente ky përvjetor. Det, diell, relax dhe Marinën si qershia mbi tortë është gjithçka që Geti me siguri ka kërkuar.

Dhe meqë jemi tek Marina, bukuroshja ka ndarë me ndjekësit herë pas here foto nga pushimet, duke na treguar ‘copëza’ nga pushimet e gjata me bashkëshortin. Fotot e fundit të postuara nga Marina, duket se i vunë ‘flakën’ instagramit.

E veshur me një fund fare të shkurtër i çarë anash dhe një ‘crop top’ në ngjyrë të kuqe dhe me bronzaturën që ka marrë, bjonda e ekranit duket më shumë se seksi. Por krahas sensualitetit që të gjithë komentuesit vënë në dukje në fotot e publikuara, një tjetër detaj duket se po shqetëson ndjekësit e Marinës.

A ka veshur ajo mbathje, apo jo? Shumë prej tyre mendojnë që jo, e të tjerë që mundohen të ‘sqarojnë’ këta të parët që bukuroshja i ka veshur mbathjet, pasi lidhëset e rrobave të banjos duken qartazi. Në fakt edhe pse në fillim edhe ne dyshuam nëse ka apo jo të brendshme Marina, lidhëset që duken anash fundit na bënë ta zgjidhnim dilemë dhe të vazhdojmë punën.

Pra Marina ka veshur mbathje dhe po bën kokrrën e qejfit!

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF