Ende nuk na ka kaluar paniku që përjetuam dje nga tërmeti që tronditi Tiranën dhe Durrësin. Mijëra qytetarë lanë zyrat, e shtëpitë dhe dolën në rrugë të alarmuar si rrallë më parë.
Ndërkohë në studion e emisionit “Në shtëpinë tonë” në Top Channel, programi ka qenë live, duke bërë që moderatori Florian Agalliu dhe kuzhinierja të shfaqin para publikut përjetimet e frikshme që kanë patur nga lëkundjet tejet të forta. Teksa orenditë në kuzhinën e impovizuar kanë filluar të bien, Flori ka marrë kuzhinieren dhe janë larguar nga studio.
Këtë moment të përjetimit të tërmetit nga moderatori, e kanë pasqyruar edhe mediat italine kryesisht faqja “Inmeteo.net”, e cila ka publikuar videon e emisionit. Komentuesit italianë kanë vlerësuar gjestin e Florit, që nuk ha harruar të marrë me vete dhe zonjën, teska largohen të dy të frikësuar nga studio. Moderatori e ka publikuar lajmin e mediave italine në llogarinë e tij në instagram, duke shtuar me humor se tani ai meriton nënshtetësinë italine.



Humbje tragjike për Tina Turner



Ja fotot ‘hot’ të Rita Orës në jaht



Demi Rose super “hot” mbuluar me lule!










