KreuCelebrity

Nëse doni t’i lini të gjithë pa fjalë provoni të vishni bikinit në këtë mënyrë!

Rrjeti social Instagram është kthyer në burim trendesh të reja, mjafton që dikush të postojë diçka që pëlqehet dhe mënjëherë vjen një modë e re.
Këtë herë do flasim për modën e bikinit. Ka qenë modelja italiane, Valentina Fradegrada që ka nisur një trend të ri të padëgjuar më parë. Ky trend filloi kur ajo vendosi që t’i veshi bikinit në një mënyrë krejt ndryshe, të sipërmet t’i veshi përmbys!!

Po, po e lexuat shumë mirë. Javë më parë ajo ka postuar një foto ku të sipërmet i vesh në këtë mënyrë të veçantë dhe kanë qenë të shumta gratë, të cilat e kanë pëlqyer shuëm këtë ide sepse sipas tyre e tregojnë gjoksin shumë më të madh dhe më bukur.

Nisur nga publikimi i kësaj fotoje ishte një kompani australiane që kërkoi komente në lidhje me këtë trend dhe më pas edhe foto që të shihej si rrinin veshur të sipërmet e rrobave të banjos nëse i vishje në këtë mënyrë.
Nuk ka kaluar shumë ditë që nga postimi i parë që modelja ka bërë dhe gjasat janë që do ta shohim këtë trend edhe në plazhet shqiptare duke i lënë me gojë hapur të gjithë ata që nuk e dinë për çfarë bëhet fjalë!

Nëse doni të surprizoni, provojeni!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF