KreuCelebrity

Miqtë e familjes mbretërore shajnë hapur Meghan Markle

Princi Harry dhe Meghan Markle çifti i ri i familjes mbretërore kanë marrë vëmendjen e të gjithëve, që pas ceremonisë së martesës së tyre. Përveç simpatisë që fitoi shumë shpejt, drejt Meghanit po shfaqen edhe kritikët e parë. Fundja nuk mund të jetë gjithmonë kaq bukur si në përrallë.

Duka i Sussex-it nuk është shumë i lumtur për fjalët që qarkullojnë për partneren e tij dhe e ka dënuar shtypin për abuzim.

Pikërisht kjo pakënaqësi e Harry ndaj gazetarëve duket të jetë vënë re nga familjarët, pasi Nicky Haslam, një mik i afërt i Princit Charles, ka marrë guximin dhe është shprehur me sinqeritet për opinionin e tij në lidhje me Meghan.

“Ata janë persona shumë të zakonshëm. Do të ishte shumë e shëmtuar nëse babai i saj do të merrte pjesë në dasmën mbretërore. Nuk më pëlqeu shumë fustani i saj, dukej si kur nuk shkonte shumë me gjërat e tjera. Duhej që të bëhej nga një material më i hollë, sepse ashtu dukej sikur ishte bërë prej betoni”, tha ai për “Dailymail”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF