Të gjithë kërkojnë një këngë të re nga Vesa Luma dhe Big Basta dhe mesa duket sot është dita e shumëpritur! Ata të dy kanë vendosur të na sjellin një videoklip nga ata të veçantët fare!
Për fat të keq, kërkesat e fansave për momentin nuk mund të plotësohen nga Bigu dhe Vesa, por ata kanë vendosur që t’i përshëndesin ndjekësit e tyre me një video që Vesa e ka ndarë në Instagramin e saj. Në video shihet Big Basta që mban kalipiç Vesën dhe të dy shkrihen së qeshur nga ky veprim.
Për momentin çifti është në Zelandën e Re sëbashku me djalin e tyre dhe mesa duket po shijojnë natyrën e mrekullueshme të këtij vendi. Përsa i përket kthimit në tregun muzikor me një këngë të re Vesa thekson që janë në një fazë frymëzimi dhe po përpiqen që të rikthehet fuqishëm.
