KreuCelebrity

Miriami dhe Albani prindër krenarë, Ameli ndjek hapat e tyre!

Talenti i fëmijëve vihet re që në vëgjëli, të paktën kështu na kanë thënë prindërit dhe gjyshërit. Mesa duket fjalët janë të vërteta, të paktën për vajzën e Miriam Canit dhe Alban Skënderajt, të voglën Ameli.
Ajo është shumë e vogël por nuk mundej të ndodhte ndryshe. Një fëmijë i lindur nga dy prindër aq të talentuar patjetëe që kishte prirje për të qenë e dhënë pas muzikës.


E ëmbla Ameli rri para një pianoje me përmasa të vogël, ngjyrë të kuqe, ndërkohë që është impostuar dhe duket sikur po luan diçka. Pas saj është mami Miriami që ka shkrepur një foto që me siguri do të jetë një kujtim i bukur i familjes kur vogëlushja të rritet.

Nuk dihet në çfarë niveli janë aftësitë e saj dhe nëse mund të luaj në piano por me siguri ajo ka shprehur dëshirën e saj dhe është një hapat e para të botës së bukur të artit.

Amelisë i urojmë suksese dhe jemi të bindur që prindërit e saj do të mundësojnë që ajo të ecë në një rrugë të sigurt artistike

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF