Kjo ditëlindje e Era Istrefit mesa duket i ka sjell këngëtares një surprizë shumë të bukur. Bashkëpunimi i saj “Live it up”, me Nicky Jam dhe Will Smith ishte në top dhjetëshen e këngëve më të dëgjuara në Suedi.
Në një foto të postuar në instagramin e saj ajo ndan me të gjithë ndjekësit lumturinë e saj dhe në foto shkruan: “ Top 10-tëshe në Suedi”. O Zot” – shkruan Era e surprizuar.
E si mos të jetë Era e lumtur kur karriera e saj po ecën me të tilla ritme marramëndëse!

