Ata janë një nga çiftet më të famshëm të Hollywood-it. Të martuar prej më shumë se 21 vitesh, së bashku nuk kanë ndarë vetëm momente të bukura të karrierës, ata kanë ndarë momente të mrekullueshme në jetë. Jada dhe Will Smith rrallë janë përfolur për probleme në martesën e tyre dhe mesa duken kanë qenë vetëm fjalë sepse koha ka treguar që ata kanë një martesë të lumtur dhe të qendrueshme.
Will Smith i pyetur nga “Rap Radar” për sekretin e jetëgjatësisë së martesës së tij ka thënë: “Ne nuk themi më që jemi të martuar. Ne i referohemi njëri-tjetrit si partnerë të jetës dhe kur ti je në atë pjesë të jetës, e kupton që gjithmonë do të kesh dikë pranë. Nuk ka prishje kompromisesh. Nuk ka asgjë që ajo mund të bëjë, që të na e prishë lidhjen tonë. Jada ka përkrahjen time gjithmonë dhe është ndjesi fantastike kur e ke këtë hapësirë”.Mesa duket, një marrëdhënie bazuar tek kompromisi, dashuria reciproke dhe përkrahja është ajo që e bën një martesë jetëgjatë dhe të lumtur.
Çifti ka edhe dy fëmijë, Jaden dhe Willow Smith. Qe të dy janë në hapat e prindërve. Jaden është i përqëndruar më tepër tëk muzika dhe aktrimi ndërsa Willow është e dhënë pas modës.


