Ledioni dhe Sara përveç se janë bashkëshortë janë dhe dy shok të mirë. Marrëdhënia e veçantë mes tyre shoqërohet gjithmonë nga një dozë humori që s’mund të mos i bëjë të gjithë për të qeshur.
Këtë herë çdo gjë ka nisur me një foto të djalit të tyre, London Noor. Ledioni ka ndarë një foto të djalit të tyre në Instagram. Mesa duket i vogëli është tifoz i Anglisë sepse edhe bluza që mban veshur është e kombëtares angleze, por nuk është këtu çështja. Ngjitur me të voglin duken këmbët e Sarës dhe Ledioni mbi këmbët e saj ka vendosur një emoji me flamurin anglez. Komente i Sarës në këtë foto të mek gazit.

“Sa mirë që mësove edhe këtë herë ma mbulove celulitin me emoji” – thotë Sara që me siguri ndjehet shumë e gëzuar nga aftësitë e reja të bashkëshortit!
Sara mos u anko! Me një burrë kaq merakli sa Ledioni s’do kesh asnjëherë hall sesi do të dukesh në Instagram!
