KreuCelebrity

Olti Curri shfaqet ndryshe nga herët e tjera, na surprizon të gjithëve!

Olti Curri njihet nga të gjithë dhe një nga arsyet pse është kaq i famshëm është fakti që gjithmonë thotë atë që mendon, sido që tingëllon, sado e ashpër qoftë!

Një njeri me këtë karakter dhe me këtë ashpërsi fjale, për ata që e shohin nga larg, të jep idenë që është nga ata njerëz që nuk dinë të flasin fjalë të bukura dhe të shprehin ndjenjat e tyre, aq më pak në publik! Mesa duket Olti është njeri i surprizave dhe ka surprizuar më shumë sesa një njeri me këtë që ka bërë.

Mesa duket sot është ditëlindja e Olta Gixharit, të cilës i urojmë edhe 100 vite të tjera të lumtura. Në këtë ditë të shënuar për aktoren, Olti ka bërë një dedikim që fjalët i ka të pakta, por në një rresht i ka thënë të gjitha ç’duhet të dinim!

“Gëzuar ditëlindjen! Sikur të mos ekzistoje, duhet të të kishim shpikur! Të dua” – thotë Olti në postimin e tij në Instastory.

Olti di vërtetë të na surprizojë, por me shumë mundësi Olta i ka dëgjuar edhe më parë këto fjalë të bukura!