Moderatorja e njohur italian, Simona Ventura këtë javë ka kaluar ditët më të vështira të jetës. Djali i saj 19-vjeçar Niccolo Bettarini u sulmua me thikë pas një sherri në diskotekë. Pas një jave nën vëzhgimin e mjekëve, ai sot fatmirësiht ka dalë nga spitali.
Këto çaste lumturie pas fitimit të betejës, mamaja e tij Simona Ventura i ka hedhur në një letër, të cilën e ka ndarë me ndjekësit e saj në instagram.
Në fakt nuk ka asgjë më prekëse se dhimbja e një nëne për krijesën e saj dhe po aq, lumturia që e pushton atë kur fëmije gëzon shëndet të plotë.
Ja mesazhi i plotë i Simona Venturës, pas shërimit të djalit të saj.
“Besoj se në jetë ekziston një pikë kthese….Një moment në të cilin kupton se një urë është prishur dhe gjendesh para një muri. Unë pikën e kthesës e arrita mëngjesin e 1 korrikut, ndërkohë që udhëtoja. Është e vërtetë: këto janë telefonata që një nënë nuk duhet të marrë kurrë. Gjithnjë e kam patur këtë frikë. Pak edhe për faktin se kam përjetuar drama të miqve të mi të aksidentuar dhe kam parë e ndjerë lotët e prindërve të tyre. Gjithnjë kam menduar se dhimbja më e madhe dhe e panatyrshme është të humbasësh një fëmijë.
Telefonata që i bëra Gero Carraro, vrapi nga Torino në Milano, përqafimi në spital me Nick dhe marrja vesh nga grupi i mrekullueshëm i mjekëve që biri im nuk ishte në rrezik për jetën!
Lotët e çlirimit, ardhja e Stefano Bettarinit dhe Nicoletta Larinit, prekja shpirtërore për faktin që të gjithë bashkë konstatuam një mrekulli.
“Zotria ynë Bettarini, pavarësisht 11 thikave, kishte mbijetuar me forcën e 19 viteve të tij, sepse Zoti i vuri një dorë mbi kokë, për fat, shumë herë ka qenë bujar me të. Nuk do di të them, tani që gjithçka shkoi mirë, cilat janë emocionet e mia….inat, urrejtje, hakmarrje, mirënjohje, lumturi.
Arrij vetëm të them ‘FALEMINDERIT’!
Di vetëm që zonja Vdekje me gjakmarrjen e saj false, i dha një shuplakë familijes sonë të zgjeruar (me gjithë vështirësitë e saj) por e lumtur dhe e mirë dhe që sot gjeti një tjetër ‘urë’, një rrugë të re për të qëndruar të bashkuar dhe për të jetuar jetën.
Një jetë të re me ngjyra të reja!”.


