Këngëtarja Zajmina Vasjari ka qëndruar në hije gjatë këtij viti në lidhje me projektet muzikore, por nuk ka munguar aspak për fansat, duke qenë aktive në rrjetet sociale. Sot me postimin e saj në instagram, vëmë re se Zajmina po shijon pushime luksoze duke shëtitur me Jaht.
Gjithmonë është në top formë, sa i përket linjave të saj fizike, krenari që nuk e fsheh as në foton e radhës. Zajmina, tashmë mami i një vajze të vogël, duket aq lozonjare, veshur me bikini ndërkohë që ka hedhur shkujdesur mbi supe një këmishë ngjyrë rozë të lidhur bukur, duke i dhënë shumë sensualitet pamjes të saj. Në fakt Zajmina me bronxaturën që ka fituar gjatë ditëve të pushimit, duket mjaft bukur.

