KreuCelebrity

Xhensila na zbulon pamjet si do jetë dhoma e vajzës!

Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar Xhensila Myrtezaj është në muajin e fundit të shtatzënisë. Shumë shpejt këngëtarja do të sjellë në jetë një vajzën, kështu ajo dhe Besi do të bëhen prindër për herë të parë. 

Gjatë kohës së pritjes së saj të ëmbël, këngëtarja ka qenë vazhdimisht e komentuar. Ndërsa ndante në rrjetet sociale foto të ndryshme me barkun e rrumbullakosur ku dukshëm vihej re ndryshimi në nur dhe rrumbullakosje, por që me shumë fanatizëm e mbajti sekret deri atëherë kur nuk mund të fshihej më.

 

Mirëpo së fundmi Xhensila është treguar dorëlushuar me “sekretet e ëmbla”, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram foto nga dhoma që po përgatit për vajzën. Ajo që shihet është muri i pikturuar me trëndafila rozë, një pamje vërtet mahnitëse.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF