KreuCelebrity

Këngëtarja shqiptare feston ditëlindjen, e surprizojnë çuditshëm!

Sot një nga këngëtaret më në zë të momentit, Samanta Karavella ka ditëlindjen dhe nga sa pamë ka kaluar mrekullisht mirë. Ka patur shumë urime dhe surpriza për Samantën dhe njëra ndër to ishte disi për të qeshur.


Dy nga miqtë e këngëtares e kanë marr në krahë dhe e kanë hedhur në pishinë ndërkohë që ajo ka qenë e veshur. Kjo ka qenë mënyra e tyre për ta uruar siç duhet! Për Samantën ky ka qenë një moment i bukur dhe ka ndarë çdo gjë me fansat në Instagram.

Vëmendje tërhoqi një nga fotot ku ajo sapo del nga pishina. “Levrek i freskët” – ka shkruar këngëtarja.
Samanta e ka marr situatën me shumë pozitivitet dhe me të qeshura edhe pse në vendin e saj ndonjë vajzë nazelie do ishte mërzitur pafund.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF