KreuCelebrity

Rihana sherr në publik me të dashurin miliarder!

Mediat rozë shkruajtën pa fund se muajin e kaluar Rihanna u nda nga i dashuri i saj miliarder, një lidhje kjo prej një viti. Ndërkohë këngëtarja dhe Hassan Jamel duket të jenë ribashkuar dhe po kalojnë pushimet së bashku në Meksikë.

Këtë e konfirmojnë fotot e çiftit në Puerto Vallarta..Por siç ndodh në këto raste edhe fotot përcjellin lajmin se si është situata mes dy të dashuruarve. Për hir të së vërtetës këto foto tregojnë 30-vjeçaren të inatosur që i drejton gishtin biznesmenit.
Mesa duket hatërmbetgjet ende nuk janë shuar plotësisht.

Brunja bukuroshe kishte veshur një palë rroba ngjyrë smeraldi dhe dukej shkëlqyeshëm. 29-vjeçari Hassan shfaqet duke i shpjeguar diçka Fitueses së Grammit, edhe pse ajo vijo të jetë e nevrikosur me gishtin drejt tij.

Miliarderi Hasan i cili i divorcuar është pjesë e një prej familjeve më të pasura në botë dhe është trashëgimtari i pasurisë së Abdul Latif Jameel.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF