Ndoshta nuk e dinit por Arnold Schwarzenegger dhe Maria Shriver janë të martuar që nga viti 1986 dhe sëbashku kanë katër fëmijë, por mesa duhet çifti është në proçes divorci dhe jo prej pak kohësh, por prej 7 vitesh. Ka qenë Maria ajo që ka kërkuar të ndahet nga S Schëarzenegger dhe shkak ka qenë marrëdhënia e tij e jashtëligjshme me shërbëtoren e tyre dhe nga kjo marrëdhënie ka lindur edhe një fëmijë.
Këtë gjë Shriver e ka mësuar në vitin 2011 dhe në maj të këtij viti ka nisur procedurat e divorcit. Ende sot çifti nuk është i divorcuar dhe kjo ka ardhur si pasojë e procesit shumë të gjatë marr parasysh pasurinë shumë të madhe që çifti ka fituar gjatë kohës që kanë qenë të martuar. Si pasojë e mos firmosjes së një kontrate paramartesore ata janë të detyruar që të ndajnë gjithçka mes tyre, bëhet fjalë për një shumë prej 400 milionë dollarësh.
Nuk dihet kur do të jetë fundi i divorcit por miq të aktorit janë shprehur që at mendojnë se janë nxituar në lidhje me vendimin e shkurorëzimit dhe mendohet se ata mund të rikthen sërish bashkë. Ku i dihet, ndoshta janë lodhur nga pritja e gjatë për divorc!