KreuCelebrity

Meghan Markle thyen rregullin e radhës në familjen mbretërore

Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle më duket se po i bie pak “ylli nga balli”. Sikur të mos mjaftonin lajmet e fundit, ku motra e saj e vuri në shënjestër me një sërë kritikash, në daljet e saj të fundit zyrtare u vu re se theu një nga rregullat e familjes mbretërore. Në daljen për ‘RAF centenary’, me kokëfortësi qëndroi e ulur në karrige sipas mënyrës të saj.

E ulur pranë bashkëshortit, Princ Harry, Meghan mbajti qëndrimin këmbë përmbi këmbë. Ndryshimi dallohet menjëherë sapo të bësh krahasimin me femrat e tjera të familjes, të cilat i kishin këmbët e ulura dhe pranë njëra-tjetrës. Sytë kritikë që mbajnë nën vëzhgim familjen mbretërore e konsideruan si veprim ku nuk tregon respekt.

Ndërkohë disa të tjerë kanë treguar se kjo mënyrë e të qëndruarit e Meghan ka qenë që në daljet e saj të para publike, duke treguar kështu se ajo rregullat e veta sa i përket qëndrimit, nuk bën kompromise.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF