KreuCelebrity

Polici i ‘Portokalli’ mungon në turneun veror, ja arsyeja

Aktori i njohur i “Portokalli”, Florjan Binaj ditët e fundit ka shqetësuar fansat me mungesën e tij në turneun veror të këtij viti. Nuk kanë munguar aludimet për një ikje të tij nga ky spektakël, duke marrë shkas edhe nga lëvizjet e shumta në televizonin ‘Top Channel’.

Fansat e Florit nisën një ‘lumë’ pyetjesh për mungesën e tij në turneun veror të spektaklit ku ai fitoi simptainë e publikur shqiptar. Sot Flori nëpërmjet një postimi në Facebook fshiu çdo pikëpyetje, edhe pse pa dhënë shumë detaje.

“Të dashur fansa të mi dhe të personazheve të mia… Duke u nisur nga pyetjet e shumta javën e fundit për mungesën time në turneun e Portokallisë nëpër qytete, ju them se për arsye personale, unë nuk do jem gjatë këtij turneu në asnjë prej qyteteve ku do të zhvillohet.Gjithsesi vera kalon shpejt dhe sezoni i ri vjen për më pak se 2 muaj!Pushime të mbara të gjithëve!Ju dua shumë!”, shkruajti ai.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF